• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dështimi spektakolar i “primareve”, në 45 bashki askush s’ka interes të kandidojë për Berishën dhe Metën

15/11/2022
Dështimi spektakolar i “primareve”, në 45 bashki askush s’ka interes të kandidojë për Berishën dhe Metën

Nga Ardit Rada

Sikur të mos mjaftonte protesta e 12 nëntorit që u mbyll me qirinj, Sali Berishës dhe Ilir Metës iu zbulua shakaja e dytë. Procesi i primareve që do të zgjidhte ajkën e shoqërisë për t’u kërkuar votat shqiptarëve më 14 maj, ka rezultuar një dështim spektakolar.

E thënë ndryshe, nga 61 bashki për të cilat do të votohet në Lokalet 2023, vetëm për 16 prej tyrë PD dhe PL kanë arritur të gjejnë kandidatë. Ndër to, spikat Tirana e lakmuar ku 7 emra, treçereku qesharakë, më tepër janë në garë me njëri-tjetrin se kush fiton simpatinë e doktorit, sesa votën e demokratëve.

Në 15 bashkitë e tjera, gara është mes dy-tre individëve totalisht anonimë. Apo dhe një garë pa garues, siç është Luçiano Boçi i vetëm ne Elbasan, Igli Cara në Durrës dhe Zef Hila në Vaun e Dejës. Në këto tre raste as nuk dihet se çfarë lloj primareje do zhvillohet pa rivalë. Ndërsa ato pak bashki ku është shprehur interes, emrat janë të panjohur dhe aspak aktivë në politikë.

Tani që ka deklaruar primaret si boshtin ku qëndron ‘Rithemelimi’, Sali Berishës i duhet të gjejë fabulën e këtij procesi të dështuar pa nisur ende. Sepse është e lehtë të gjesh popull të zemrëruar për të mbushur një rrugë. Por qenka e vështirë të gjesh njerëz që vejnë fytyrën e tyre në logon e Ilir Metës./Javanews.al

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani dhe Teuta ndajnë pikët, barazon Vllaznia

Partizani dhe Teuta ndajnë pikët, barazon Vllaznia

21/03/2026
VIDEO/ Risia e Sylvinhos në listë, shënon gol në Poloni

VIDEO/ Risia e Sylvinhos në listë, shënon gol në Poloni

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al