• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje nga “laboratori” i babë e bir në Tufinë, që hapej me sistem inteligjent

06/07/2025
Detaje nga “laboratori” i babë e bir në Tufinë, që hapej me sistem inteligjent

Ylli dhe Pjerin Brahimaj, babë e bir, të arrestuar një ditë më parë, kishin krijuar një dhomë të fshehtë në banesën e tyre të përshtatur si laborator të prodhimit të pasaportave, kartave të identitetit, patentave e deri te certifikatat e pronësisë, të gjitha false.
Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, për të hyrë në dhomën e fshehtë të prodhimit në banesën që e kishin në zonën e Tufinës, ata kishin ndërtuan një mekanizëm të sofistikuar për hapjen e derës.
Gjatë kontrollit në banesë, policia, e cila nuk ishte në dijeni të mekanizmit, shpërtheu derën hyrëse, e inkorporuar në dollapin e rrobave.
Më pas u zbulua sistemi inteligjent që përdorej për të hyrë dhe dalë në laborator.
Pranë derës ndodhej një çelës normal dritash dhe një prizë. Që dera të hapej, duhej që në prizë të futej një karikues i thjeshtë celulari dhe mjaftonte të shtypej çelësi, dhe dera e fshehtë hapej.
Ylli Brahimaj e bënte këtë aktivitet gjatë kohës që ishte në masë “arresti shtëpie” nga SPAK, për po të njëjtat vepra penale. Kështu, ky laborator kompleton me prova shtesë edhe procedimin penal të SPAK.
Në hetim është marrë edhe një 62-vjeçar, i cili jo shumë larg shtëpisë ku ishte ngritur laboratori, kishte një studio grafike, ku babë e bir bënin modifikimin e fotove dhe formularëve për t’i falsifikuar. Pjesa më e madhe e dokumenteve false që u gjetën ishin greke, italiane dhe amerikane, përfshirë edhe një sasi parash, po ashtu prodhim fals.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al