• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje të reja nga incidenti me Gjesti-n në studion e Onima-s: Ku është se kam me e vra

12/03/2026
Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi, mund të përballet me masën e paraburgimit, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykata Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e kësaj mase ndaj këngëtarit.

Kelmendi u ndalua të mërkurën nën dyshimin për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Lajmi për dorëzimin e kërkesës për paraburgim është konfirmuar për mediumin Betimi për Drejtësi nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas burimeve të këtij mediumi, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pranë zyrave të studios muzikore Onima në Prishtinë. Dyshohet se shkak i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje rreth një borxhi paraprak.

Sipas këtyre pretendimeve, këngëtari dyshohet se ka shkuar me armë në dorë në zyrat e studios duke kërkuar një person me inicialet E.Sh. Burimet thonë se ai iu është drejtuar stafit me fjalët: “Ku o se kam me vra”.

Meqenëse nuk e kishte gjetur personin që po kërkonte, dyshohet se në shenjë revolte për mosmarrëveshjen rreth pagesave të borxhit, këngëtari ka dëmtuar inventarin e studios, duke thyer kompjuterë, tavolina dhe xhama, çka ka shkaktuar edhe dëm material.

Po sipas këtyre burimeve, kur në vendin e ngjarjes kanë arritur zyrtarët e Policia e Kosovës, këngëtari është gjetur me armë në dorë, e cila më pas është sekuestruar nga policia. Ndërkohë, seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet nesër në orën 09:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se Gjesti është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Kanosja” sipas nenit 181, si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” sipas nenit 321.

“Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti. Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në lidhje me këtë rast”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë. /Telegrafi/

Related Posts

“Gjesti është bashkë me ish të dashurën e tij”/ Xheneta Fetahu reagon ndaj komenteve për fituesin e ‘BBVA’
Paparazzi

Arrestimi i Gjestit/ Reagon Xheneta: Të gjithë e dimë çfarë periudhash ka kaluar

12/03/2026
Travis Kelce bëhet ambasador i markës Six Flags për vitin 2026!
Paparazzi

Travis Kelce bëhet ambasador i markës Six Flags për vitin 2026!

12/03/2026
Stenaldo-Rogertit: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?
Paparazzi

Stenaldo-Rogertit: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?

12/03/2026
MrBeast: Mund të kem dhuruar më shumë se 170 milionë euro për bamirësi
Paparazzi

MrBeast: Mund të kem dhuruar më shumë se 170 milionë euro për bamirësi

12/03/2026
“E nënshkroi me vullnet të lirë”/ Drejtuesi i kompanisë rrëfen versionin e tyre pas akuzave të Gjestit
Paparazzi

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

12/03/2026
Katy Perry humb betejën ligjore për emrin në Australi!
Paparazzi

Katy Perry humb betejën ligjore për emrin në Australi!

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Detaje të reja nga incidenti me Gjesti-n në studion e Onima-s: Ku është se kam me e vra

12/03/2026
VIDEO/ Roma barazon me Bolognan në Europa League, dy gola në “D’All Ara”

VIDEO/ Roma barazon me Bolognan në Europa League, dy gola në “D’All Ara”

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al