• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi/ Burri e ndoqi me thikë nëpër shtëpi, djali 13-vjeçar u përpoq ta shpëtonte

28/08/2025
Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi/ Burri e ndoqi me thikë nëpër shtëpi, djali 13-vjeçar u përpoq ta shpëtonte

Ngjarja tragjike që ndodhi në Volos të Greqisë, ku një 36-vjeçare shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar, ka tronditur opinionin publik. Aktakuza ndaj autorit të krimit përshkruan në mënyrë rrëqethëse momentet e fundit të gruas, e cila përpiqej me çdo kusht t’i shpëtonte dhunës së tij.

Sipas dokumenteve të zbuluara nga Zougla.gr, gjithçka nisi me një debat verbal në apartamentin e çiftit. Në kulmin e tensionit, burri mori një thikë nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkon dhe nisi të ndjekë gruan, fillimisht brenda shtëpisë dhe më pas jashtë saj. Viktima u përpoq të mbyllte derën e kuzhinës për ta izoluar në ballkon, por ai e theu derën me forcë. E tmerruar, ajo vrapoi drejt korridorit dhe shkallëve të pallatit për të shpëtuar, por u kap nga agresori dhe u godit disa herë me thikë në pjesë të ndjeshme të trupit, përfshirë qafën dhe brinjët.

Djali i tyre 13-vjeçar, i pranishëm në skenë, tentoi të ndalojë të atin dhe të mbrojë të ëmën, por pa sukses. Gruaja mbeti e gjakosur në dysheme, ndërsa burri e braktisi në gjendje kritike dhe u largua me vrap nga vendi i ngjarjes, duke thyer derën prej xhami të hyrjes së pallatit me pincat që mbante në dorë. Thika e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Në dëshminë e tij, autori pretendoi se ishte “ngatërruar” pas një debati të ashpër, duke thënë se bashkëshortja i kishte rrëfyer se fëmija që ajo kishte abortuar nuk ishte i tij. “Nuk mbaj mend çfarë ndodhi. Dola në ballkon dhe pastaj gjithçka më është errësuar. Thikën e mora për ta trembur, e hodha diku në rrugë por nuk mbaj mend ku,” u shpreh ai. Ai mohoi gjithashtu që djali i tij të ketë tentuar ta ndalojë, duke shtuar se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasjen muaj më parë – një akt nga i cili ishte shpëtuar pikërisht nga i biri.

Megjithatë, dëshmitë e mbledhura tregojnë se gruaja kishte qenë për një kohë të gjatë viktimë e dhunës në familje, duke jetuar nën frikën dhe presionin psikologjik të një marrëdhënieje abuzive që, fatkeqësisht, përfundoi në mënyrë tragjike.

Related Posts

Kryesore

Rama largon Ballukun, cilat janë ndryshimet në qeveri

26/02/2026
Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve
Kryesore

Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

26/02/2026
Rama për ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Ajo jeton me qira dhe as nuk e nget makinën, e s’ka një të tillë
Kryesore

Rama për ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Ajo jeton me qira dhe as nuk e nget makinën, e s’ka një të tillë

26/02/2026
Rama: Në të gjithë historinë ka vetëm 10 akuza për korrupsion
Kryesore

Rama: Në të gjithë historinë ka vetëm 10 akuza për korrupsion

26/02/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

“Do të publikoj bisedat dhe foto intime”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari

26/02/2026
Rama: AKSHI, një institucion krenarie. Disa punonjës të traumatizuar sot kurohen nga psikologë
Kryesore

Rama: AKSHI, një institucion krenarie. Disa punonjës të traumatizuar sot kurohen nga psikologë

26/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jonida: Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, mendova se nuk kishte shpresë. Kam dashur t’i jap fund jetës

Jonida: Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, mendova se nuk kishte shpresë. Kam dashur t’i jap fund jetës

26/02/2026
Europa League/ Kualifikohet Bologna, ndaj Brann vendos një gol

Europa League/ Kualifikohet Bologna, ndaj Brann vendos një gol

26/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al