• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detajet e finales së Conference League, çfarë do të ndodhë në Tiranë më 25 maj (VIDEO)

12/05/2022
Detajet e finales së Conference League, çfarë do të ndodhë në Tiranë më 25 maj (VIDEO)

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të hapë dyert për finalen e parë në historinë e UEFA Conference League më 25 maj, kompeticioni më i ri i UEFA-s. Në kuadër të këtij eventi madhështor ku puna ka nisur prej javësh është përgatitur ndër të tjera edhe një plan i detajuar me një sërë aktivitetesh që pritet të përfshijnë Tiranën në ato ditë. Në lidhje me këtë plan, drejtori i Marketingut në FSHF, Gazmend Malo tregon disa nga detajet kryesore për fshf.org, që nga brandimi i kryeqytetit, te aktivitetet e ndryshme në sheshin Skënderbej, ekspozimi i trofeut dhe darka zyrtare me të ftuarit ndërkombëtare.

Përgatitjet për eventin dhe aktivitetet e parashikuara – Përgatitjet janë të shumta, aktivitetet janë masive. Parashikohet që çdo njeri që do të zbresë në Shqipëri në ato ditë do të kuptojë që ka të bëjë me një event madhor, duke nisur nga aeroporti, deri në pikat kryesore të qytetit. Brandimi do të nisë që nga aeroporti dhe do të vazhdojnë përgjatë Rrugës së Durrësit dhe më tutje do të kemi Sheshin Skëndërbej që do të jetë i gjithi i përgatitur për mikpritjen e tifozëve dhe simpatizantëve të futbollit. Bulevardi do të ketë një dekorim të veçantë dhe më tej edhe stadiumi, që është arena kryesore e këtij aktiviteti. Përveç këtyre do të ketë edhe dy pika takimi të tifozëve, Fan Meeting Points, ku do të takohen tifozët e dy klubeve të Romës dhe Feyenoord.

“Fan Festival” në Sheshin Skënderbej – Sa i përket sheshit Skënderbej, aty do të jetë vendi kryesor ku do të zhvillohen aktivitetet. Do të ketë lojëra të organizuara posaçërisht për fëmijët, një fushë futbolli ku të gjithë njerëzit do të luajnë futboll në shesh, aktivitete të tjera për fëmijët dhe të rriturit.

Trofeu i parë i kompeticionit – Do të ketë ekspozimin e trofeut të vërtetë në këtë shesh, që do të jetë i ruajtur me Security të veçantë dhe do të vendoset në një skenë dhe njerëzit mund të shkojnë pranë tij dhe të bëjnë fotografi.

Darka zyrtare me të ftuarit ndërkombëtarë – Pjesë e veçantë e këtij organizimi do të jetë edhe darka gala ose thënë ndryshe darka zyrtare e aktivitetit. Është një organizim unik që nuk është bërë më parë në Shqipëri në këto përmasa. Darka do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe do të ketë një skenografi të veçantë, të menduar posaçërisht për këtë mbrëmje. Pjesëmarrësit do të jenë të niveleve të larta, duke nisur nga UEFA, si palë organizatore e kësaj finaleje, Presidenti Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sponsorë, si dhe pjesëmarrja nga Federata që do të jetë e niveleve më të larta, Presidenti Duka, Sekretari i Përgjithshëm si dhe të ftuar të tjerë dhe pjesëmarrja nga politika shqiptare do të jetë e niveleve më të larta. Kryeministri Rama do të jetë i ftuar, disa ministry etj.

https://www.youtube.com/watch?v=nnhL32xE_oI

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al