• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhimbje dhe lot, kush janë 4 të rinjtë shqiptarë të zhdukur nga tragjedia në Greqi (Emrat)

03/03/2023
Dhimbje dhe lot, kush janë 4 të rinjtë shqiptarë të zhdukur nga tragjedia në Greqi (Emrat)

Autoritetet greke kanë njoftuar se ka shkuar në 57 numri i të vdekurve në aksidentin tragjik të ndodhur më 1 mars në Greqi ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash. Autoritet greke kanë nisur sot identifikimin e viktimave përmes AND-së ndërkohë që vijon dhe kërkimi dhe identifikimi i personave të tjerë të humbur.

Edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga prej ditës së djeshme ndodhet në Larisa ku u takua dhe bisedoi me përfaqësues të Brigadës Zjarrfikëse të kërkim-shpëtimit të angazhuar pas aksidentit fatal.

“Situata është e rëndë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me policinë greke” – thotë ambasadorja Hajdaraga në një prononcim për RTSH pasditen e sotme

Ambasadorja Hajdaraga vizitoi edhe Spitalin Universitar dhe Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po trajtohen disa shqiptarë të lënduar ndërkohë që konfirmon se me statusin e të zhdukurit janë 4 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e mjekësisë.

“Jemi në dijeni të këtij rasti që ditën e djeshme. Kam qenë edhe në kontakt me familjarët. Rastin është në proces identifikimi nëpërmjet ADN. Për momentin statusi është “e zhdukur”. Me këtë status janë edhe tre shtetas të tjerë me origjinë shqiptare. Sot ka pasur edhe 17 viktima të tjera, gjithashtu në proces verifikimi. Sapo të marrim informacionin zyrtar nga strukturat përkatëse do ju informoj” – informon ambasadorja.

Veç Klaudias ambasada konfirmon dhe emrat e dy prej shqiptarëve me statusin e të zhdukurit Pavlin Bozo dhe Denis Ruçi. Po kështu mes të zhdukurve dyshohet se është edhe Ifigjenia Micka. Ndërkohë shqiptarët Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv, ndërsa 7 shtetas me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të lënduar, jashtë rrezikut për jetën. “Kam qenë pranë këtyre personave, ndodhen në Reanimacion por të stabilizuar” sqaron ambasadorja Hajdaraga.

Ndërkohë Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen. Ai ka thënë se po largohej nga detyra “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”.

Related Posts

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al