Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka humbur njeriun e saj më të afërt. Mësohet se ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme bashkëshorti i ministres. Artan Asllani është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen ditën e nesërme në orën 09:00, ku do të përcillet më pas drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës. Kujtojmë se Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.