Kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitraq Toli, ndodhet në Janinë për një vizitë zyrtare. Ai është pritur në takim nga homologu i tij, Moisis Elisaf.
Ky ishte takimi i parë mes dy kryebashkiakëve, që pritet të nisin një bashkëpunimi të ri mes Janinës e Dropullit në projekte të ndryshme ndërkufitare apo angazhime me interes të përbashkët.
Dhimitraq Toli i tregoi homologut të tij gjendjen në Dropull, mundësitë dhe nevojat për bashkëpunim, si dhe e ftoi kryebashkiakun e Janinës për vizitë. Moisis Elisaf premtoi që do të vizitojë Dropullin në mesin e muajit nëntor.
©argjiroja.net