• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit/ Pse dështuan disa shtete

01/03/2021
OBSH: Afro 3 milionë raste të reja me Covid-19 në një javë

Sipas një studimi më të fundit një përzierje vendesh më të vogla të drejtuara nga Zelanda e Re, Vietnami, Tajvani, Tailanda, Qipro, Ruanda dhe Islanda, renditen si 10 vendet e para të botës që e menaxhuan mëmirë reagimin e tyre ndaj Covid-19.
Në studimin e botuar në revistën BMJ, drejtuesi i studimit të Universitetit Flinders, Fran Baum, iu bashkua ekspertëve nga e gjithë bota, për të reflektuar mbi parashikimet e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore (tetor 2019) në rastin e një emergjence të shëndetit publik.
Së bashku me Australinë, Letoninë dhe Sri Lankën si vendet me reagimet më të mira, lista nxjerr në pah disa nga 10 shkaqet kryesore, se përse disa vende ishin të suksesshme dhe disa jo në frenimin e pandemisë së Covid-19 gjatë vitit të kaluar.
SHBA-ja, Britania e Madhe, Holanda, Australia, Kanadaja, Tajlanda, Suedia, Danimarka, Koreja e Jugut, Finlanda (Franca, Sllovenia dhe Zvicra), u renditën si “më të përgatiturat” në indeks. Ndërsa vendet me të ardhura të larta, raportojnë një rezultat mesatar prej 51.9pikësh (nga 100 të mundshmet), indeksi tregon se bashkërisht, gatishmëria ndërkombëtare ndaj epidemive dhe pandemive mbetet shumë e dobët, vë në dukje studimi.
“Tani ne i dimë 10 faktorë që kontribuan që indeksi të mos parashikonte dot reagimet e një vendi, përfshirë anashkalimin e fuqisë që kanë kontekstet politike, ekonomike, sociale, si dhe roli i shoqërisë civile -sidomos në vendet e zhvilluara perëndimore si SHBA-ja dhe Britania”- thotë profesori Baum, nga Instituti Sauthgejt për Shëndetësi Shoqëri dhe Barazi në Universitetin Flinders.
Dhjetë variablat e identifikuara në studimin e ri janë:
1. Konsideratë e kufizuar e globalizimit, gjeografisë dhe qeverisjes globale. Për shembull, kombet ishullore si Australia, Zelanda e Re dhe vendet e tjera të Paqësorit, mund të përgatiten të menaxhojnë më mirë pandemitë sesa organizatat rajonale siç është BE-ja.
2. Paragjykimi ndaj vendeve me të ardhura të larta. Pandemia nxori në pah kontrastet midis masave të bio–sigurisë në vendet me të ardhura të larta, dhe aftësisë së tyre reale për të nxitur pjesëmarrjen e komunitetit në respektimin e masave të parandalimit dhe kontrollit.
3. Dështimi për të vlerësuar si duhet kapacitetet e sistemit shëndetësor.
4. Roli i udhëheqjes politike. Nën kushtet e pandemisë, a e kuptojnë udhëheqësit dhe a e menaxhojnë sëmundjen infektive bazuar në provat shkencore? Për shembull, kryeministrja e Zelandës së Re Xhakinta Ardern ishte e qartë dhe e prerë, duke pasur një rezultat shumë më të mirë sesa parashikohej në indeks.
5. Konteksti i sistemeve politike, shoqërore, kulturore dhe financiare të vendeve. Për shembull, SHBA-ja, Belgjika, Australia dhe Afrika e Jugut, kanë pasur përgjigje të nivele federale, por veç e veç patën përgjigje dhe rezultate krejt të ndryshme ndaj pandemisë.
6. Kufijtë e sistemit shëndetësor kombëtar, nuk kanë qenë gjithmonë të ndërlidhura si një faktor parashikues. Për shembull, vendet me të ardhura më të ulëta si Ruanda dhe Vietnami,patën rezultate më të mira, ndoshta për shkak të alokimit më të mirë të burimeve të kufizuara.
7. Pandemia i theksoi pabarazitë e mëparshme shëndetësore dhe sociale në disa vende me të ardhura të larta, si Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ku grupet etnike në pakicë përjetuan më shumë dëme nga Covid-19.
8. Indeksi nuk parashikoi efektet e ndryshimeve në dispozitat e sigurimeve shoqërore për një epidemi të zgjeruar.
9. Nuk u vlerësua kapaciteti civil për një përgjigje ndaj pandemisë. Për shembull, rrjetet e veprimit në komunitet në Afrikën e Jugut në Kejptaun, po punojnë për të amortizuar pasojat e bllokimit dhe për të zvogëluar transmetimin e virusit në komunitet.
10. Një hendek midis kapacitetit dhe përdorimit të tij. Për shembull, ndërhyrja politike në SHBA e bllokoi punën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që zakonisht hartojnë në mënyrën e duhur dhe uniforme programe të avancuara të trajnimit mbi epidemiologjinë. /Bota.al 

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

21/12/2025
Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al