• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhoksati përzgjidhet në 100 fshatrat për turizëm rural

26/11/2017
Dhoksati përzgjidhet në 100 fshatrat për turizëm rural

Fshati Dhoksat i Njësisë Administrative Lunxhëri, pjesë e Bashkisë Gjirokastër përzgjidhet për t’u përfshirë në programin zhvillimor të 100 fshatrave të Shqipërisë për turizëm rural. Programi i posaçëm kombëtar “Programi i Integruar për Zhvillimin Rural”, financuar nga Bashkimi Europian dhe disa donatorë të tjerë, parashikon përfshirjen e 100 fshatrave shqiptar për mbështetjen e projekteve për zhvillimin e argoturizmit dhe turizmit rural.

Gjatë fazës së parë të përzgjedhjes Bashkia Gjirokastër aplikoi pranë Agjensisë së Zhvillimit Rajonal 4 (AZHR4) me dosjet e tri fshatrave të kësaj bashkie. Përkatësisht fshatrat Dhoksat, Lazarat e Picar. Në përfundim të procesit të konkurimit dhe vleresimit, komisioni i AZHR4 përzgjodhi fshatin Dhoksat. Ekspertët e turizmit të njësisë administrative Lunxhëri kanë nisur përgatitjen e dosjes së plotë për të kaluar në fazën e dytë të përzgjedhjes.

Gjatë kësaj faze te re, në fshatrat e përfshirë në këtë paketë zhvillimore, përcaktohen të gjitha modalitetet përsa i takon përfitimit të financimeve. Kryesisht me investime të integruara për projekte që lidhen me përmiresimin e infrastrukturës. Po ashtu, me vlerësimin e aseteve tradicionale, zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e kapitalit njerezor.

Fshati Dhoksat është një nga fshatrat më piktoresk të krahinës së Lunxhërisë. Fshati ka në listën e monumenteve edhe disa kulla dhe banesa. Përveç kostumit të rrallë popullor “lunxhe”, traditës shekullore të ndërtimit të urave dhe krojeve. Një muaj më parë Bashkia Gjirokastër ka përfunduar një incestim në përmirësimin e infrastukturës rrugore të kësaj zone. Duke mundësuar në këtë mënyrë lehtësimin e turistëve që vizitojnë fshtrat e njësine administrative të Lunxhërisë./lajmeshqip

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zara Larsson humb kontratë 3 milionë dollarëshe pas një shakaje për abortin në TikTok

Zara Larsson humb kontratë 3 milionë dollarëshe pas një shakaje për abortin në TikTok

23/03/2026
Kampionati i vajzave/ Gramshi mposht Apoloninë në shtëpi, fitojnë edhe Vllaznia, Egnatia e Partizani

Kampionati i vajzave/ Gramshi mposht Apoloninë në shtëpi, fitojnë edhe Vllaznia, Egnatia e Partizani

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al