Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi ka bërë publike planet në lidhje me kërkesën e shkarkimit të Donald Trump, pasi ai akuzohet për nxitje të dhunës së shkaktuar në protestën e ditës së mërkurë në SHBA. Nga protesta e dhunshme e javës së shkuar humbën jetën 5 persona.
Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë mbi një rezolutë duke i bërë thirrje zv.presidentit Pence që t’i heqë kompetencat presidentit, në bazë të amendamentit të 25-të të kushtetutës amerikane. Kështu ai mund të marrë vendin e presidentit të përkohshëm deri në 20 janar kur detyra të kalojë te Biden.









