Një polic bashkiak është dhunuar në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se polici me inicialet B.J., ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavijonin e kirurgjisë. Ndërkohë, policia e Vlorës është duke zhvilluar hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.