Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit H. K., 46 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.