Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka kundërshtuar me dhunë, përgjegjësin e Sektorit të Ujësjellësit, Libohovë, shtetasin B. M., 60 vjeç, i cili së bashku me grupin e punës, kishte shkuar në banesën e 26-vjeçarit, për të kryer veprime administrative me matësin e ujit, në këtë banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.