Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, ka vijuar turin e takimeve për Dialogun Vendor në bashkitë e qarkut Gjirokastër.
I shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e njëherazi drejtuesja politike e PS, Mirela Kumbaro, ai është ndalur fillimisht në Memaliaj e Tepelenë, për të vijuar mëtej me Gjirokastrën, Dropullin e Libohovën.
Po kështu takime janë zhvilluar edhe në Përmet e Këlcyrë.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë cështje të decentralizimit, demokracisë lokale, transparencës dhe dixhitalizimit të shërbimeve publike. ©Argjiroja.net









