• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Diego Simeone shpjegon pse s’ia zgjati dorën Kloppit

20/10/2021
Diego Simeone shpjegon pse s’ia zgjati dorën Kloppit

Diego Simeone ka shpjeguar se është zakon i tij të mos përshëndetet me homologët e tij pas përfundimit të ndeshjeve, por u zotua se do t’ia zgjasë dorën Jurgen Kloppit në takimin e ardhshëm, pasi refuzoi ta bënte një gjë të tillë të martën. Diego Simeone nuk pranoi t’ia zgjaste dorën Jurgen Kloppit, pas humbjes së Atletico Madridit 3:2 kundër Liverpoolit në një ndeshej dramatike në Ligën e Kampionëve të martën, raporton Gazeta Express.
Kampioni i La Ligës pati një natë zhgënjyese në tokën e vet Wanda Metropolitano, pasi Antoine Griezmann u përjashtua me karton të kuq, një penallti u dha kundër tij dhe një tjetër në favor të tij u shfuqizua. Pas ndeshjes, trajneri argjentinas i Atleticos ia futi vrap drejt zhveshtores, duke mos u bezdisur fare t’ia zgjatë dorën homologut të vet siç është zakon pas ndeshjes.
Por ai shpjegoi pas ndeshjes se nuk i pëlqen ta bëjë një gjë të tillë dhe se nuk e kishte personale me trajnerin gjerman. “Unë kurrë nuk i shtrëngoj duart me askënd pas ndeshjes, sepse nuk më pëlqen”, tha Simeone pas ndeshjes. “Nuk është e shëndetshme as për fituesin e as për humbësin. Kështu e shoh unë. Por kur ta takoj atë nga tash e tutje do t’ia zgjas dorën pa problem”, shtoi Simeone.
Simeone dhe Klopp do të takohen përsëri këtë muaj në Anfield, në ndeshjen e kthimit të Grupit B mes Liverpoolit dhe Atleticos. Liverpooli është lider i grupit me nëntë pikë nga tri ndeshjet e para, ndërsa Atletico është i dyti me katër pikë, aq sa ka edhe Porton në vendin e tretë. Milani është i fundit pa pikë.

Related Posts

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?
Sport

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

23/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

23/12/2025
“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al