Moderatorja Amarda Toska ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, prapaskenat e ceremonisë mortore të Diena Meçajt dhe vajzës së saj 8-vjeçare Esielës.
Në postimin e saj, Amarda ka treguar se familjarë të tyre kanë shkuar në biznesin e saj të ceremonivë martesore dhe i kanë kërkuar dy fustane nusesh. Dy vajzat do të përcillen në banesën e fundit të veshura me të bardha, ashtu siç është zakon në Shqipëri kur në rastet që vajza të reja ndërrojnë jetë.
“Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për t’u bërë nuse por për t’u bërë ëngjëj që do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemrën,“-shkruan ndër të tjera moderatorja.
POSTIMI I PLOTË:
Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela. Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre. Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!
35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.