Një automjet është djegur sot në Tepelenë per shkaqe ende te panjohura. Policia ka dhene nje informacion paraprak per ngjarjen.
Njoftimi.
Rreth orës 01:40 të datës 07.09.2020, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, mjeti tip “Volsvagen” (i cili ka qënë i parkuar), në përdorim të shtetasit italian A. J. ka marë flak.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Gjithashtu u ngrit dhe grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.