Një banesë është djegur pasditen e sotme në Këlcyrë. Argjirolajm.net mëson se ngjarja ndodhi në lagjen pranë spitalit. Shtëpia ishte në pronësi të shtetasit Agim Koro. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Nga të dhënat e para mësohet se shkaku i rënies së zjarrit ishte pakujdesia. Shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.