• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dilemat e Rejas, ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Izraelit

09/06/2022
Dilemat e Rejas, ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Izraelit

Odise Roshi është larguar nga grumbullimi me ekipin kombëtar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për 2 sfidat e muajit qershor ndaj Izraelit dhe Estonisë. Fieraku po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur, teksa stafi teknik, duke parë gjendjen dhe pamundësinë e futbollistit ka vendosur ta lërë të lirë të largohet nga ky grumbullim.

Në këtë mënyrë 31-vjeçari do të bashkohet me familjen për të nisur pushimet dhe për t’u rikthyer më pas me klubin e tij në korrik, për përgatitjet për sezonin e ri.

PËRGATITJET

Përveç Odise Roshit, trajneri Edi Reja dhe stafi teknik kanë pasur në dispozicion të gjithë lojtarët në seancën e djeshme stërvitore.

Stërvitje të plotë ka bërë edhe Armando Broja, që është shfaqur me një gjendje të mirë dhe po arrin shumë shpejt formën e duhur fizike.

Ndërkohë që sulmuesi tjetër, Myrto Uzuni, i cili humbi ndeshjen e Islandës dhe zhvilloi disa ditë stërvitje i diferencuar, dje është bashkuar me grupin dhe ka kryer një seancë stërvitore me ngarkesë të plotë fizike. Pjesa tjetër e skuadrës nuk shfaq asnjë problem për sa u përket dëmtimeve.

FORMACIONI

Me rikthimet e Brojës dhe Uzunit për Izraelin, si dhe mosaktivizimi i Nedim Bajramit dhe aktivizimi për pak minuta i Asllanit me Islandën, fusin në një lloj “stresi” trajnerin Edi Reja për formacionin që i duhet të hedhë të premten në fushë.

Cilësia e lojtarëve të Kombëtares është rritur dhe kjo përveçse është një gjë e mirë, nga ana tjetër sjell shumë dilema për italianin.

Vërtet ka rikthime në sulm, por Taulant Seferi shënoi ndaj Islandës, ndërkohë që Cikalleshi ishte pika e referimit përpara dhe Reja ka një preferencë për të.

Ndërkohë, një dyshim tjetër është një vend në mesfushë mes Bajramit dhe Çekiçit, ku njëri prej të dyve do të shoqërojë Gjasulën dhe Abrashin në këtë repart.

Teksa 20-vjeçari Kristjan Asllani është projektuar për në pjesën e dytë, për t’i dhënë një freski mesfushës.

Ndërkohë, mbrojtja mendohet që të mos pësojë ndryshime dhe lojtarët mbrojtës që do të jenë në stol duhet të kënaqen me aktivizimin në miqësoren me Estoninë ditën e hënë, 13 qershor.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al