Dinamo do të kërkojë që të rikthehet te goli e fitorja në përballjen e sotme ndaj Bylisit.Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk ka shënuar asnjë gol në 3 ndeshjet e fundit, duke vuajtur jo pak aty ku edhe ka pësuar 2 humbje dhe ka marrë një barazim. Në sfidën e sotme ndaj Bylisit, blutë shpresojnë të zhbllokohen duke qenë se përballë kanë një nga skuadrat që pësojnë më shumë gola.
31 gola të pësuar në 22 ndeshjet e këtij sezoni, e bëjnë Bylisin skuadrën me mbrojtjen e dytë më të dobët në kampionat, pas Tiranës që ka pësuar 2 gola më shumë. Megjithatë, Dinamo nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës ndaj Bylisit në dy sfidat e para, pasi të dyja janë mbyllur në barazim pa gola.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







