• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Diplomohen 246 punonjës të rinj të Policisë së Shtetit, Çuçi: Mos u joshni nga korrupsioni, mos u thyeni nga krimi dhe sulmet politike

25/10/2022
Diplomohen 246 punonjës të rinj të Policisë së Shtetit, Çuçi: Mos u joshni nga korrupsioni, mos u thyeni nga krimi dhe sulmet politike

Në Akademinë e Sigurisë është zhvilluar ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit dhe fillimit të kursit për 225 të tjerë. Bashkë me ta u diplomuan edhe 82 studentë nga radhët e ekselentëve që zgjodhën t’i bashkohen Policisë së Shtetit ndërsa 42 të tjerë sapo kanë nisur shkollimin. I pranishëm në ceremoni mes krerëve të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të Akademisë së Sigurisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij dha tre porosi për të rinjtë.

“E para mos u joshni nga korrupsioni dhe krimi sepse jo vetëm që do të përballeni me forcën e ligjit, por si korrupsioni ashtu edhe krimi do t’ju zhveshin nga dinjiteti, do t’ju bëjnë qënie pa peshë. Dhe kur ta kuptoni këtë gjë do të jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin që mund të keni bërë. E dyta, mos u thyeni nga krimi, jini të guximshëm. Por jo vetëm nga krimi, por edhe nga politika e mbrapshtë, që për fat të keq ende vazhdon rrugën e përbaltjes, atë rrugë që e kanë ringjallur fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt së ardhmes, shikoni vetëm drejt zbatimit të ligjit”, deklaroi ministri Çuçi.

Në vijim të kësaj Ministri i Brendshëm theksoi se pavarësisht tentativave për ta përbaltur, sot Policia e Shtetit vijon të jetë një ndër institucionet më të besueshme në Shqipëri.

“Policia e Shtetit ka jo vetëm besimin e shoqërisë shqiptare, por si asnjëherë tjetër besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nëse disa vite më parë bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere europiane ishte deri në nivelin e shkëmbimit të informacionit, sot që flasim ne kemi operacione të përbashkëta policore dhe hetime të përbashkëta. Sot janë 17 të tilla që janë në proces, diçka e pamendueshme deri disa vite më parë”, theksoi ministri Çuçi.

Ndërsa duke u ndalur tek buxheti i vitit 2023 për Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm zbuloi se në tërësi ky buxhet do të jetë 16% më i madh se i vitit aktual dhe në total investimet parashikohen të jenë 56% më tepër se 2022.

“Në tërësinë e tij në buxhetin për Policinë e Shtetit, e kemi rritur me 16% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë për 75% të trupës policore kemi filluar prej tetorit të këtij viti një rritje page prej 15%. Një vit më parë trajtuam në mënyrë të posaçme ata punonjës policia që ushtronin detyrën larg vendbanimit. Këtë vit po rrisim pagat për pjesën më të madhe të trupës policore. Padiskutim që do të vazhdojmë atë që nisëm vitin e kaluar për rritjen e investimeve. Këtë vit investimet në Policinë e Shtetit do të jenë 56% më shumë sesa viti 2022”, tha ministri Çuçi duke theksuar se pjesa më e madhe e investimeve do të përqëndrohen tek teknologjia dhe pajisjet inovative që rrisin cilësisht punën e Policisë së Shtetit. Më tej ai përmendi gjithashtu përpjekjen për të ngritur nivelin e Akademisë së Sigurisë në një stad tjetër përmes bashkëpunimit të ngushtë me akademinë partnere të Italisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se dëshira për t’u promovuar në karrierë e punonjësve të rinj duhet të mbështetet në aftësitë profesionale dhe integriteti i lartë moral.

“Ju këshilloj që ju të ëndërroni dhe ta keni misionin tuaj të lartë, rritjen profesionale dhe ngjitjen e shkallëve të karrierës brenda strukturave të Policisë së Shtetit. Dëshira për t’u promovuar duhet të ecë paralelisht me punën dhe investimin nga secili prej jush. Për arritjen e këtij qëllimi, duhet të shoqërohet domosdoshmërisht nga një dhe vetëm një kriter. Integriteti i lartë dhe i pacënuar si individë, si profesionistë, si bashkëqytetarë me këdo ndaj të cilit do të zgjatet dora e rreptë, por e drejtë e ligjit”, tha Rrumbullaku.

 

 

Related Posts

I ftohti mbërthen Shqipërinë, ja çfarë ndodh në fundjavë
Kryesore

Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend

09/01/2026
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali
Kryesore

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali

09/01/2026
Flor Binaj: O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi! Do iki të marrë fëmijët nga kopshti
Kryesore

Flor Binaj: O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi! Do iki të marrë fëmijët nga kopshti

09/01/2026
Arben Ahmetaj: Është planifikuar eleminim im fizik nga një grup kriminal
Kryesore

Arben Ahmetaj: Është planifikuar eleminim im fizik nga një grup kriminal

09/01/2026
11 urdhër arreste të SPAK, goditet grupi kriminal (Emrat)
Kryesore

Altin Dumani fillon një punë të dytë

09/01/2026
Pamje të frikshme, shihni si është çarë rruga Përmet–Çarçovë (FOTO)
Kryesore

Pamje të frikshme, shihni si është çarë rruga Përmet–Çarçovë (FOTO)

08/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ismajli “parkon në bokse”, Como “shuplakë” Asllanit (VIDEO)

“Besojmë tek Asllani, është pjesë e jona”, te Torino bëjnë prapa kthehu, çfarë do të ndodhë me mesfushorin kuqezi?

10/01/2026
Ismajli “parkon në bokse”, Como “shuplakë” Asllanit (VIDEO)

“Besojmë tek Asllani, është pjesë e jona”, te Torino bëjnë prapa kthehu, çfarë do të ndodhë me mesfushorin kuqezi?

10/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al