• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Disa fakte që s`janë të njohura për Ismail Kadarenë

29/01/2024
Disa fakte që s`janë të njohura për Ismail Kadarenë

Sot, në ditëlindjen e të madhit Ismail Kadare, meqë ai vetë i urren ceremonitë dhe urimet le të sjellim në vëmendje disa fakte jo aq të njohura për të.

E para fare është pikërisht kjo: Kadare urren t`i urosh ditëlindjen. Bashkëshortja e tij Helena Kadare, rrëfeu një ngjarje, në intevistën që dha rreth 5 vite me parë për editoren e Tiranapost, Mira Kazhanin.

“Asnjëherë s`ka qenë pasionant i çmimeve, i nderimeve e më tej. I dukej një mundim i madh të dilte atje, të mbante një fjalë të shkurtër apo t`u jepte dorën gjithë të pranishmeve… Duket si diçka anormale, por kjo është e vërteta. Gjithë ne të tjerët ishim të gëzuar, vetëm ai ishte pa qejf. Duke hyrë në oborrin e Elizesë, mbaj mend se si Inva Mula erdhi drejt nesh me fytyrë të ndritur: Jam nisur sot që në katër të mëngjesit nga Tirana, tha duke buzëqeshur. Dhe ai: « E pse e bëre këtë ? ». Për kënaqësinë time, për të qenë me ju, ia priti ajo. Dhe ai prapë : E çfarë kënaqësie! Kot u lodhe! Ajo mbeti e hutuar. Dhe kishte të drejtë”, tregonte Helena.

Bashkudhëtarja e jetës së tij tregoi në atë kohë edhe se si i drejtoheshin njëri-tjetrit dhe historikun. Ai e thërret Beka, sepse emri i saj deri në moshën 3-vjeçare ka qenë Bebeka. Po ajo si e thërret?

“Is ishte vetëm për librin që të mos e përmendja orë e çast me të gjithë emrin e tij të gjatë. Kur erdhi nga Rusia, erdhi me emrin Smill. Ashtu e thërrisnin atje, ose e kishte gjetur ai vetë ashtu, për t’i shpëtuar emrit të vet Ismail. Madje provoi ta vinte dhe ne të parin libër me poezi që botoi në Moskë. Por në Shqipëri u prit keq kjo gjë, dhe ai u detyrua t`i shkruante një letër botuesit rus: Më falni, por ju kam dhënë pa dashje gabim emrin tim ! Quhem Ismail dhe jo Smill”.

Fakte të tjera, jo aq të njohura për Kadarenë janë veshja e këpucëve më të mëdha se numri real i këmbës. Kurse për parfumin Chanel 5 Kadare thotë se çdo grua duhet ta përdorë të paktën një herë. Është aroma më afër tyre./TP

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Londrimi-Klodit: A do më puthësh tani?

Londrimi-Klodit: A do më puthësh tani?

14/12/2025
Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis (VIDEO)

Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis (VIDEO)

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al