• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasja me armë në Gjirokastër, rikthehet në gjyq djali i ish-deputetes së PS-së

11/02/2019
Përplasja me armë në Gjirokastër, rikthehet në gjyq djali i ish-deputetes së PS-së

Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS njëherësh aktores së njohur Luiza Xhuvani që është dënuar me 35 vite burg për masakrën e katëfishtë të ndodhur në shkurt të 2014 në Tiranë, do të përballet me akuza të tjera në gjykatë. Këtë herë Xhuvanit do t’i duhet të udhëtojë në drejtim të Gjirokastrës ku pritet t’i nënshtrohet një procesi penale për akuzën e “armëmbajtjes pa lejë”. Kjo pasi prokuroria e Gjirokastrës gjatë një hetimi 5 vjeçar, ka arritur të zbulojë se një pistoletë e përdorur nga Xhuvani në një konflikt mes disa të rinj në Gjirokastër i përkiste pikërisht djalit të ish-deputetes, armë me të cilin ai vrau 4 persona Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola.

Çështja në ngarkim të Xhuvanit është dërguar që prej ditës së premte në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërkohë i pandehur për këtë çështje është marë dhe një nga infermierët e spitalit Psikiatrik në Elbasan, Kujtim Budani, i cili rezulton të ketë kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”. Në fakt ishte vrasja e katërfishtë për të cilën Xhuvani është dënuar me 35 vjet burg riktheu në skenë historinë e kanosjes në Gjirokastër në prill 2014.

Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas disa verifikimeve të imtësishme, prokuroria ka arritur të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër. Kryerja e eskpertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit të po atij viti në Gjirokastër./Report Tv

Related Posts

“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

13/02/2026
VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al