Greg Rama, djali i Kryeministrit të Shqipërisë ka hapur ekspozitën e tij personale edhe në Janinë. “Fidem” është çelur sot në një prej galerive të qytetit.
Ndër vizitorët e parë të saj ma qenë edhe kryebashkiaku i Janinës, Moses Elisaf.Djali i Kryeministrit ka postuar disa foto në faqen e tij në Instagram. Kuratori i kësaj ekspozite është Vladimir Myrtezai, profesori i Greg Ramës.
Përmes lojës me hapësirën në intsalacionin e tij, Greg Rama ndërton një ekuilibër mes konceptit dhe trupëzimit të një energjie që e identifikon duke i hequr gravitetin arkitektonik mediumit, duke përdorur po aq edhe një lloj transfigurimi thjeshtëzues drejt trajtave elementare e paraprake. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët në vendin fqinjë deri më datë 31 janar. Ekspozita “Fidem” u çel për herë të parë në Shqipëri në shtator 2018.
©argjiroja.net