• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Djali i një muratori shqiptar…/ Mediat italiane lartësojnë karrierën e Marash Kumbullës pas kalimit tek Roma

17/09/2020
Djali i një muratori shqiptar…/ Mediat italiane lartësojnë karrierën e Marash Kumbullës pas kalimit tek Roma

Marash Kumbulla lindi më 8 shkurt 2000 në Peschiera del Garda, nga prindër shqiptarë, por me nënshtetësi italiane. Ai nuk mund ta veshë fanellën axurre, sepse vitin e kaluar zgjodhi kombëtaren shqiptare. Karriera e tij në futboll u zhvillua te Hellas Verona, një ekip me të cilin është gjithashtu tifoz. Duke filluar nga viti 2015, Kumbulla u grumbullua në sektorin e të rinjve të klubit veronez dhe më pas arriti në ekipin e pare, saktësisht në pranverë 2017. Në Serie B luajti vetëm 16 minuta, mjaftueshëm sa për t’i rënë në sy trajnerit Juric.
Në sezonin e tij të parë në Serie A, ai luajti 25 ndeshje në kampionat (1958 minuta), në të cilën shënoi edhe golin e parë. Ndeshje pas ndeshjeje, Marash e vuri veten në qendër të vëmendjes si një nga të rinjtë me perspektivën më të mirë në ligën italiane. Nga shtylla mbrojtëse e Hellas Verona, Kumbulla tregoi të gjitha aftësitë e tij difensive, ndërsa luante në vijën treshe të prapavijës. Me Verona, në fakt luajti 13 herë në qendër të mbrojtjes me tre, 11 herë në të majtë dhe 2 herë në të djathtë. Ai shquhet për shpirtin konkurrues, leximin e lojës dhe një agresivitet të caktuar, me të cilin i trajton ndeshjet. Kumbulla gjithashtu gëzon kontroll të shkëlqyeshëm të topit dhe një rregullim të mirë loje. Këmba e djathtë është e preferuara, me të cilën ka saktësi të lartë në pasim (qoftë i shkurtër apo i gjatë).
Sa i përket integritetit të tij fizik, djaloshi shqiptar ka humbur vetëm 5 javët e fundit të kampionatit talian për shkak të dëmtimit në muskuj. Kartoni i tij do t’i kushtojë Romës 30 milionë euro. Vetë Kumbulla do të nënshkruajë një kontratë për 5 sezone. Vitin e parë do të marrë 1.5 milionë euro, plus bonuse; vitin e dytë 1.6 milionë euro; vitin e tretë 1.7 milionë euro; vitin e katërt 1.8 milionë euro dhe vitin e pestë 1.9 milionë euro, plus bonuse. Kartoni i tij do të kushtojë 5 milionë euro për huazimin fillestar dhe 18 milionë euro për blerjen përfundimtare, plus Mert Cetin që do të shkojë te Hellas Verona për një vlerë prej 7 milionë euro.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al