Më 1 qershor Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të ri të Himarës, Fredi Belerit dhe të bashkëpunëtorit të tij, Pandeli Kokaveshit.
Beleri dhe Kokaveshi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që iu caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” duke kërkuar pushimin e çështjes.
Beleri, i zgjedhur me votë si kryetar i bashkisë së Himarës dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerjen e votave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, akuza të cilat i kanë mohuar dhe i kanë cilësuar si inskenime politike.