Në Kapshticë, prej më tepër se dy orësh këtë mëngjes, dogana greke nuk është duke funksionuar. Qindra automjete jane në radhë, të cilat ndodhen në tokën neutrale pa lëvizur. Asnjë komunikim nuk u është bërë udhëtarëve se pse ka ardhur kjo ndalesë. Javën e shkuar Greqia bëri një ndërhyrje në sistemin e saj të verifikimit të udhëtarëve në pikat kufitare në të gjithë vendin.