• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Doktoratura plagjaturë, Tavo nuk e mohon, por thotë folklorizma: Unë jam babai i tre fëmijëve të bukur e bashkëshort i devotshëm…

23/01/2019
Takimi i LSI në Gjirokastër, fjalët që Vangjel Tavo nuk guxoi t’i thoshte (VIDEO)

Pas zbulimit se punimi i tij doktoral është plagjaturë, deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka reaguar përmes një deklarate në faqen e tij në Facebook. Ajo që bën përshtypje në reagimin e tij, është fakti se Tavo nuk mohon që doktoratura e tij të jetë plagjaturë, por merret me folklorizma të tipit se ka qenë nxënës e student shembullor, prind e bashkëshort model.

Këto mund të jenë të vërteta të gjitha, por nuk i interesojnë askujt, nuk është ky thelbi i cështjes. Problemi është se Tavo duhet të sqarojë punimin e tij doktoral, të cilin studiuesi Vladimir Kola e zbuloi se ishte plagjaturë. Dhe sic Vangjel Tavo e di shumë mirë, plagjatura nuk është thjesht një cështje etike, por edhe ligjore. Të përvetësosh pronësinë e dikujt tjetër dhe ta prezantosh si punën tënde është e rëndë, aq më tepër kur je një politikan karriere.

Nëse Shqipëria do të ishte një vend normal, Tavo dhe shumë politikanë të tjerë me punime plagjaturë tashmë duhet të ishin dorëhequr. Por për dreq Shqipëria nuk është një vend normal, ndaj ky takëm njerëzish kanë gjetur shesh dhe bëjnë përshesh. Lexoni më poshtë reagimin e plotë të tij.

Sa për të qarë e për të qeshur kjo puna e plagjaturave! Nën euforinë e kësaj fjale e cila është bërë në modë kohët e fundit, dua të them vetëm pak fjalë:

Unë jam Vangjel Tavo, nxënës i dhjetave në shkollë fillore, i dhjetave në shkollë të mesme (madje me medalje të artë) i dhjetave në të lartën, studiues serioz në studimet pas-universitare, pjesmarrës në trajnime e kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit, kampion olimpiadash matematike, bashkë-themelues i Unionit Studentor, doktor gjinekolog, lexues i përditshëm librash fhe studimesh, deputet prej dy dekadash në qarkun e mrekullueshëm të Gjirokastrës, besnik ndaj njerëzve, bashkëshort i devotshëm, baba i tre fëmijëve të bukur, të jashtëzakonshëm e shembullorë, qytetar i përgjegjshëm, e njeri me integritet.

Ndaj, sipas standardit të drejtës së autorit, mos bëni plagjaturë duke përgojuar e përmendur emrin tim pa marrë leje nga unë, autori, ose pa më cituar mua me korrektësi.

Miq, parë nga një këndvështrim më i gjerë, duhet të bëjmë kujdes si shoqëri pasi me ngadalë po përfshihemi në gjueti shtrigash, e cila do na kthehet në bumerang. Me këtë i referohem fenomenit të gjyqit popullor ndaj intelektualizmit. Hera e fundit që gjyqet popullore u ngritën në Shqipëri nisën në 1945-ën e zgjatën për afro gjysmë shekulli. Po vërehen shenjat e para: intelektualë, profesorë, pedagogë, studiues, doktorë të shkencave mjekësore e fushave të ndryshme, shkrimtarë dhe shkencëtarë qëndrojnë kokëulur e ndihen të cënuar në integritetin e specialitetit të tyre që përbën edhe integritetin e tyre njerëzor.

Kësisoj, duhet të angazhohemi ta çojmë vendin përpara, duke gjetur mekanizmat e duhur për mbështetjen ndaj dijes e jo të kthehemi pas në kapitullin më të errët të historisë së këtij vendi.

“Amicus Plato, sed magis amica veritas” tha Aristoteli (E kam mik Platonin por dua më shumë të vërtetën)

Ndaj më thoni nëse një gjyq popullor mund të gjykojë një studim mbi Mycoplasma Hominis dhe Ureaplasma Urealyticum apo çështje të tjera mjekësore e të bëjë dallimin midis teorisë së përgjithshme nga tezat e reja?

Ndaj le të bëhemi një shoqëri serioze siç i ka hije një vendi modern të shekullit të 21-të.

Varfëria intelektuale e vendit tonë është shumë më e ulët sesa varfëria ekonomike, por fatkeqësisht është kjo e fundit që lihet jashtë vëmendjes duke luftuar të parën e duke e bërë vendin akoma edhe më të varfër.

Miqësisht, gjithmonë besnik ndaj jush, por mbi të gjitha ndaj së vërtetës,

Vangjel Tavo

Related Posts

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari

25/12/2025
Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Bebe Rexha nis një kapitull të ri. Çfarë po planifikon ylli i pop-it?

25/12/2025
Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al