• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Doli me policin, po qante në telefon’, dëshmia e motrës për vdekjen e mistershme të vajzës shqiptare në Trikala

16/07/2020
‘Doli me policin, po qante në telefon’, dëshmia e motrës për vdekjen e mistershme të vajzës shqiptare në Trikala

Vdekja e mistershme e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, ka bërë që autoritetet të hetojnë në lidhje me rrethanat e saj. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Trikala, dhe ajo që hedh dritë në këtë çështje është motra binjake e adoleshentes, e cila foli për takimin, në mesnatën e së mërkurës të 16-vjeçares me një oficer policie 27-vjeçar.

Motra e 16-vjeçares është shprehur se e ka marrë në telefon dy orë pasi është larguar nga shtëpia dhe ajo ka vënë re se gjatë bisedës motra po qante dhe duket se diçka e kishte shqetësuar në lidhje me këtë takim.

Ndërkohë në bazë të deklaratës autoritetet greke tashmë po hetojnë dhe shqyrtojnë të gjitha mundësitë, nëse kemi të bëjmë me ndonjë vrasje apo bëhet fjalë për një vetëvrasje.

16-vjeçarja u gjet e vdekur me goditje në kokë dhe trup mëngjesin e së mërkurës nga punonjësit e pastrimit të komunës së Trikalës, në hyrje të një kishe në zonën e kodrës së Profit Ilias. Ndërkohë ekspertiza akoma nuk ka dalë me një përgjigje të saktë nëse plagët në trupin e adoleshentes janë nga rënia, apo është goditur qëllimisht nga një person tjetër.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që adoleshentja të ketë rënë, por e shkaktuar nga një shtyrje. Ndërkohë në deklaratat e tyre për mediat babai dhe motra binjake e vajzës fatkeqe, nuk pranojnë skenarin e vetëvrasjes.

Një “pse” e madhe është ajo që e shqetëson babanë e 16 vjeçares.

“Lulja ime është zhdukur, nuk mendoj se ra vetë. Dikush më thotë… Unë dua që e vërteta të gjendet. Ajo ishte e pamundur që të ngjitej në skela vetë, të ecte dhe pastaj të binte në hyrje të tempullit,”ka thënë i përlotur ai.

Ndërkohë nga ana tjetër motra binjake, e 16-vjeçares, që ishte personi i fundit që foli ne tefefon me viktimën dhe përshkrimi i saj është shokues.

“Ata dolën për herë të parë dje. Ai është shumë më i madh se ajo, është 27 vjeç. Ne u shqetësuam, unë i thashë familjes time se motra ime ishte zhdukur. Ne gjithashtu morëm policinë, u thamë atyre që duhet të kontrollojnë. Fajtori duhet të gjendet dhe tani hetimi për shkak të vetëvrasjes është mbyllur, ndërsa në fillim na u tha që nuk kishte asnjë arsye për vetëvrasje. Në 2 të mëngjesit për tu takuar me oficerin e policisë që kishte lënë takim. Ajo telefonoi dy orë më vonë, pa specifikuar se çfarë kishte ndodhur, e fiku telefonin dhe që atëherë humbëm lidhjet me të”, është shprehur motra e 16 vjeçares.

Ndërkohjë hetuesit po punjnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, ku në kuadër të punës së tyre ata kërkuan materiale gjenetike dhe gjurmët e gishtërinjve dhe mblodhën informacione që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e misterit të vdekjes së 16-vjeçares shqiptare.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al