Moderatorja e njohur Bora Zemani ka festuar ditëlindjen, ndërsa një nga urimet më të komentuara ka ardhur nga partneri i saj, Donald Veshaj. Përmes një “story” në Instagram, Donaldi ka ndarë një moment intim nga festa, ku Bora shihet duke buzëqeshur përpara tortës së ditëlindjes, e shoqëruar me një dedikim të ndjerë. Ai i uron Borës realizimin e të gjitha ëndrrave dhe shpreh hapur dashurinë e tij, duke e quajtur këtë një ditë të veçantë për të.
Edhe 100 vjeç partnere! Shpresoj që jeta të t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke, se u lodha duke i dëgjuar aq shpesh. Të dua shumë! Ta them aq shpesh sa që duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty! Gjysylajsy e shpirtit

Mesazhi i Donaldit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për tonin e ngrohtë dhe humorin karakteristik, duke rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes lidhjen e çiftit më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Urimi është pritur me reagime pozitive dhe komente të shumta nga fansat, të cilët i kanë dërguar Borës urime dhe kanë vlerësuar gjestin romantik të Donaldit.
Kujtojme se cifti jane bashke prej disa vitesh, ata bashkejetojne e bashke me to jeton edhe djali i Bores, Arbori.









