• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dorëhiqet drejtoresha e Televizionit Gjirokastra, çfarë fshihet pas vendimit

01/08/2017
E pezulluan nga puna, flet drejtoresha e Tv Gjirokastra: Raporti i manipuluar u hartua nga Pilo Nase

Pas pezullimit gjatë muajit të fushatës, rikthimi në detyrë i drejtoreshës së Radio Televizionit Publik Gjirokastra, Albana Allushaj, ka zgjatur shumë pak. Një ditë më parë ajo ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në vend të saj është komanduar gazetarja Silvana Lula. Zyrtarisht motivi për largimin  Allushajt ka qenë për arsye shëndetësore, por mësohet se pas këtij vendimi ka edhe një arsye tjetër që në një farë mënyrë e ka përshpejtuar dorëheqjen e saj.

Albana Allushaj është denoncuar nga vartësit e saj, për shkak se i ka vënë në dispozicion portalit Libohova Online materiale të televizionit Gjirokastra. Kjo ka shërbyer si shkak që TVSH të dërgojë një grup auditi për t’i bërë ‘gjyqin’ ish-drejtoreshës së televizionit, si dhe punonjësve të tjerë të teknikës, a thua se kishin bërë ndonjë hata të madhe, që kishin bashkëpunuar me Libohova Online.

Denoncimi i Allushajt mësohet se është bërë nga gazetarja Ervina Çepuni, e cila gjithashtu ka dhënë dorëheqjen nga Televizioni Publik Gjirokastra. Por më shumë sesa sedra profesionale apo ndjeshmëria për të drejtat e autorit, mësohet se gazetarja është shtyrë nga motive të tjera personale me ish-eproren e saj për ta denoncuar tek TVSH-ja.  E kontaktuar nga Libohova Online, gazetarja Ervina Çepuni mohon të ketë pasur përplasje personale me ish-drejtoreshën, por shton se ajo ka qenë e sulmuar politikisht nga Allushaj. Libohova Online nuk tenton fare të merret me raportin apo konfliktet personale mes ish-drejtoreshës Allushaj dhe vartëses së saj, por në respekt të lexuesve tanë sqarojmë çështjen e materialeve të huazuara nga televizioni Gjirokastra.

Çdo video e publikuar në faqen tonë në Facebook apo në web ka qenë me logon e TVGj apo me citimin përkatës. Besojmë kjo është mjaftueshëm korrekte, etike dhe profesionale. Në çdo rast publikimi i video-kronikave të TVGJ-së, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka promovuar punën e gazetarëve të këtij televizioni, si dhe ka sjellë në vëmendje të opinionit publik ngjarje të ndryshme, të cilat zor se do të arrinin një audiencë të lartë nëse transmetoheshin vetëm në edicionet e lajmve të këtij televizioni.

Duan apo nuk duan drejtuesit e TVGJ-së dhe TVSH-së bashkë, audienca e tyre është në pikiatë. TVSH lëngon prej vitesh nga keqmenaxhimi dhe varësia malinje ndaj qeverisë, cilado qoftë ajo. Në këto kushte do të ishte në nderin e tyre që kronikat që prodhojnë të huazoheshin edhe nga mediat e tjera, përfshi këtu portalet e vendit. Absurde është gjithashtu se si TVSH nuk është shqetësuar për filmimet e saj të cilat i viheshin në dispozicion kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, video që postoheshin në faqet e tyre në Facebook dhe sigurisht pa logon e televizionit.

Megjithatë kjo shpjegohet me varësinë malinje që TVSH ka ndaj qeverisë së radhës. Për fat të keq e vemtja media publike në vend s’ka për të qenë kurrë në nivelin e simotrave të saj në vende të tjera. Shqiptarët janë në një mendje kur vjen puna për pagesën 100 lekë që japin çdo muaj për TVSH-në. Ato janë para të shpenzuara kot, për një media publike që vetëm publikut nuk i shërben.

/Libohova Online/

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al