Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen. Arsyet nuk dihen zyrtarisht, por lajmi ndërkohë qarkullonte prej fundjavës që shkoi. Bala u votua nga Këshilli Bashkiak Himarë në fund të muajit mars. Ajo ishte një prej nënkryetareve të periudhës së Jorgo Goros. Ndërkohë emri më i përfolur për momentin për të marrë drejtimin e përkohshëm të Himarës është Arqile Bollano. Ky i fundit ndodhet nën hetim nga SPAK për procedura tenderuese gjatë kohës kur drejtonte Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike në Himarë.