Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la sot në fuqi vendimin për të arrestuarit dhe ndryshoi dënimin vetëm për dy prej tyre. Vendimin ndryshoi për Albion Alikon dhe Elson Kasmën duke i dënuar me 17 vite e 6 muaj burg.
Mirëpo në sallën e Gjykatës së Apelit për Krimeve të Rënda, por edhe jashtë saj ka pasur tensione nga familjarët e të arrestuarve për dosjen “Lazarati 2”. Mësohet se nga familjarët ka pasur edhe kërcënime ndaj gazetarëve.









