Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila është vetëdorëzuar sot në polici. Ai është dënuar me 8 vite burg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’. Kohila është vetedorëzuar në prani të avokatit të tij. Aktualisht po ekzekutohet masa e gjykatës nga oficerët e narkotikëve në policinë e Tiranës.









