Inxhinieri i Bashkisë së Himarës Elton Marko është vënë në prangat e policisë, për shkak se dyshohet si i përfshirë në dosjen e falsifikimit të pronave në Dhërmi. Marko është punonjës i Bashkisë Himarë dhe punon si inxhinier topograf pranë kësaj Bashkie dhe është marrë nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash nga Prokuroria e Vlorës.