Valbona Papa prej vitesh duronte dhunën e ushtruar nga burri, derisa vajza e madhe telefonoi policinë, duke denoncuar te atin se i keqtrajtonte. Kjo ngjarje ndodhi tre vite me pare, por edhe sot Valbona nuk ka arritur te divorcohet pasi Gjykata nuk ka dhënë ende një vendim. Por fatkeqësitë për këtë familje nuk përfundojnë këtu. Vajza e madhe Llambrini ka lindur me aftësi te kufizuar. Ajo është e detyruar ta kaloje jetën e saj ne një karrige me rrota. Babai i saj e ka penguar vajzën te marre pagesën e kempit. Ai ka ndryshuar disa here vendbanimin, duke e çuar nga Përmeti, ku ata jetonin, ne Gjirokastër dhe se fundmi ne Sarandë. Me ndryshimin e vendbanimit, lëviz edhe pagesa e kempit ne Bashkitë përkatëse. Ai paraqitej si kujdestari i vajzës, duke marre edhe paratë e kujdestarisë qe nuk e ushtroi asnjëherë. Kjo zgjati deri ne momentin qe nena e vajzës mori një vërtetim qe ishte ajo kujdestarja e vajzës. Por 3 muajt e kempit bashke me te kujdestarisë i janë bllokuar ne banke.
Pasi u shpërngulën ne Tiranë, për t’iu larguar kërcënimit të të atit, Llambrinit i vjedhin edhe karrocën. Kjo beri qe ajo te mos ketë me mundësi lëvizjeje, por te qëndrojë gjate gjithë kohës ne shtëpi. Dëshira e saj e vetme është te ketë një karroce dhe te shkoje ne shkolle. 17-vjeçarja shprehet se nuk mund te shkoje ne asnjë shoqate sepse babai u ka marre pasaportat. Edhe pse guxoi te denonconte dhunën, Valbona Papa, nena e dy vajzave, po përballet me burokracitë e institucioneve qe ja kane vështirësuar jetën./Vizion Plus