• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drama e shqiptares në Itali/ Fjalët e fundit të Adelinës: Nuk më ndihmuan, do më gjejnë në varr!

12/11/2021
Drama e shqiptares në Itali/ Fjalët e fundit të Adelinës: Nuk më ndihmuan, do më gjejnë në varr!

Lamtumira e fundit në Facebook e Adelina Sejdinit, ish-prostitutës shqiptare 47-vjeçare, përpara se të hidhej nga ura Garibaldi mbrëmjen e së shtunës ishte: “Nuk më ndihmuan. Sonte do më gjejnë brenda një varri. Mua të gjallë nuk do më gjejnë më. Do i jap fund sonte. Faleminderit atyre që më deshën”.

28 Tetorin e shkuar, me anë të një xhesti ekstrem proteste ajo kishte shkuar në Viminale dhe i kishte vënë flakën vetes. Pasi doli nga spitali, më 5 Nëntor Adelina u rikthye tek Ministria e Brendshme italiane, gjithnjë në protestë.

Në një video live në Facebook, ajo tregoi se ishte ndaluar nga disa agjentë të policisë. E dëshpëruar, asaj iu shua edhe shpresa e fundit. Adelina shkoi në urën Garbaldi të Romës dhe u hodh. Alarmi i dhënë nga një mik i saj që telefonoi autoritetet duke i paralajmëruar se një grua do të hidhej, nuk mundi të parandalonte vdekjen e saj.

Një vetëvrasje e ardhur nga depresioni, thonë hetuesit, që mund të çojë edhe në hapjen e një hetimi për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Miqtë e saj ndërkohë u janë drejtuar me një letër Presidentit Mattarella, për t’i kërkuar që Adelinës t’i njihet nënshtetësia italiane për të cilën luftoi aq shumë.

“Adelina mori me vetë të gjitha shpresat dhe kurajon me të cilën përballoi shumë sfida. Kurajo me të cilën kishte nisur betejën kundër kancerit të gjirit, seancat e shumta të kimioterapisë, ndërhyrjet kirurgjikale, kurajon me të cilën kërkonte që nënshtetësinë që do t’i kishte dhënë mundësinë të niste një jetë të vërtetë në Itali, këtë shtet që qëkur kishte mbërritur e kishte ndihmuar dhe mbështetur në luftën me mafian shqiptare dhe kundër dhunës ndaj grave”, shkruajën mediat italiane.

Gjithnjë sipas këtyre të fundit, goditja e fundit Adelinës i kishte ardhur teksa shkoi për të rinovuar lejen e qëndrimit në Pavia, ku iu ishte ofruar nënshtetësia shqiptare. Një vend që nuk do kthehej më kurrë, mbi të gjitha pasi rrezikohej sepse 47-vjeçarja kishte ndihmuar në arrestimin e 40 personave dhe denoncimin e 80 të tjerëve.

Ata që e kishin ndihmuar kishin qenë karabinierët që ajo i quante “engjëjt e saj mbrojtës”. Ata nuk e kishin braktisur kurrë dhe me dashamirësi e quanin “Adelina 112”. Kontributi i saj i kishte lejuar një zgjatje të lejes së qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme, po nënshtetësia italiane nuk iu dha kurrë.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas më shumë se një dekade, Angelina Jolie flet hapur për mastektominë

Pas më shumë se një dekade, Angelina Jolie flet hapur për mastektominë

17/12/2025
Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al