Interi ka arritur të barazojë në minutat e fundit Milanin në derbin e qytetit duke barazuar me shifrat 1-1.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Reijnders, por De Vrij ishte ai që barazoi në minutat e fundit të takimit.
Ky barazim e mban ekipin zikaltër në vendin e dytë me dy pikë larg Napolit kryesues, ndërsa Milanin në vendin e tetë të renditjes me 5 pikë larg zonës Champions.