POLICIA E SHTETIT
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Idriz Alidhima”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë.