• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtoresha e arrestuar për trafik droge, ja si iu shmangej patrullave të policisë

30/12/2022
Drejtoresha e arrestuar për trafik droge, ja si iu shmangej patrullave të policisë

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore, ku u arrestua me 58 kg drogë specialistja e “AKSH-it”, Erisa Fero. Procedurat e shkarkimit ndaj kësaj të fundit tashmë, kanë nisur me shpejtësi në AKSH. Por roli i zyrtares shtetërore në grupin kriminal ka qenë mjaft aktiv.

Hetimet e ndjekura nga oficerët e policisë së Korçës dhe prokuroria e Pogradecit, kanë zbuluar se Erisa Fero, kryente rolin e korrieres në këtë grup, pasi drejtonte mjetet ku ndodhej lënda narkotike.

Ajo i shmangej patrullave të policisë, duke paraqitur dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme në vend, dhe për pasojë kalonte me lehtësi patrullat e policisë.

Fero mësohet se ka krijuar një raport intim me të arrestuarin Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja, i cili më pas e përdorte për ta transportuar drogën, raporton OraNews.

Lënda narkotike blihej në Shkodër dhe më pas transportohej drejt Tiranës dhe Fushë-Krujës. Prej këtej çohej në zonën e Pogradecit, ku dyshohej se trafikohej në Maqedoni, ku dhe tregtohej.

Përveç Erisa Feros dhe Likmend Bashës, në pranga është vënë edhe një person tjetër i quajtur Endri Karaj.

Të tre këta persona po çonin drogën nga Tirana në Pogradec. Karaj dhe Basha, ndodheshin në një makinë para, ku hapnin rrugën duke kontrolluar për lëvizjet e mundshme të policisë. Ndërsa pas tyre, lëvizte me një automjet punonjësja e AKSH-it, Erisa Fero, e cila mbante dhe sasinë e lëndës narkotike prej 58 kg hashash.

Vendi i takimit me grupin e Pogradecit, është lënë në zonën e Qafë-Thanës, pikërisht tek kthesa ku ndodhet restorant Kukësi. Qëllimi ishte shkëmbimi i drogës dhe lekëve, në një vend larg vëmendjes së policisë. Por agjentët e policisë i kanë monitoruar nga distanca, duke ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme.

Tre personat Erisa Fero, Lekë Basha dhe Endri Karaj, janë arrestuar dhe bashkë me ta është bllokuar lënda narkotike. Ndërsa dy pritësit e mallit që kishte dërguar grupi i Pogradecit, F.S., 30 vjeç dhe G.S., 28 vjeç, kanë mundur t’i shpëtojnë policisë.

Kontrolle të shumta, janë kryer në dhjetëra banesa me qëllim kapjen e tyre por pa sjellë rezultat.

Nga një vëzhgim i profilit online Instagram të Erisa Feros, punonjësja e AKSH-it ka foto duke qëlluar me pistoletë në poligone private në Tiranë, apo teksa tymos me puro kubaneze./ Ora News

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al