• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit në Gjirokastër: Shqipëria mund të futet emergjencë kombëtare nëse vjen karvani i refugjatëve nga Turqia

05/04/2019
Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit në Gjirokastër: Shqipëria mund të futet emergjencë kombëtare nëse vjen karvani i refugjatëve nga Turqia

Një valë e re e emigrimit masiv nga Lindja në drejtim të Europës duket se ka nisur, menjëherë pas përhapjes në Turqi të lajmit se kufijtë drejt vendeve të BE-së janë të hapura dhe se mund të organizohen kalime në grup.

Aktualisht emigrantët ndodhen me shumicë në Greqi, ku sot janë shënuar problemet e para pas protestave të tyre me thirrjet “Duam Gjermaninë” dhe “Hapni kufijtë”.

Mediat greke raportojnë se mijëra refugjatë nga Lindja do të tentojnë të kalojnë në Eruopë nëpërmjet kufirit me Shqipërinë, ndaj autoritetet në pikat doganore janë alarmuar, pasi nuk kanë kapacitet për të pritur fluks të lartë refugjatësh.

Që prej 1 prillit në jug dhe juglindje të vendit janë konstatuar disa grupe emigrantësh, tashmë të ndaluar nga policia, por në Gjirokastër duket se drita e alarmit është bërë e kuqe.

Kreu i Policisë Kufitare në Gjirokastër, Idajet Hoxha ka konfirmuar për “Panorama” se pritet një fluks në rritje refugjatësh dhe sipas tij nëse do të mbërrinte vetëm 10% e sasisë së raportuar nga burime të pakonfirmuara, Shqipëria do të futej në emergjencë kombëtare. Hoxha ka theksuar se vendi ynë nuk ka kapacitetet e nevojshme pritëse për një fluks kaq të madh refugjatësh.

Karvani me mijëra njerëz që mendohet se do të nisen nga Turqia, do të kalojë në Greqi dhe Shqipëri. Një pjesë e këtyre njerëzve do të mbeten në këto vende, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt Perëndimit të Europës.

Pala greke ka marrë masa të rrepta, duke vendosur në kufi trupa ushtarake për të penguar futjen e karvanit në territorin e saj. Ndëkrohë, qendra e pritjes së klandestinëve në Babrru, e vemtja në Shqipëri tashmë i ka kaluar kapacitetet e veta akomoduese, duke mos pasur më mundësi strehimi të refugjatëve dhe klandestinëve, që hyjnë nga pikat tona kufitare.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elton Tozaj plas bombën: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë

Elton Tozaj plas bombën: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al