Prej 3 javësh Gjirokastra është shndërruar në një ‘zonë të kuqe’ të Covid 19. Rastet e reja të infektimeve janë rritur në mënyrë të frikshme nga dita në ditë. Janë disa institucione, përfshi dhe ato arsimoret, ku ka përhapje të gjerë të Covid. Mes tyre është Drejtoria Rajonale e Tatimeve Gjirokastër. Të paktën 5 nëpunës të këtij institucioni janë konfirmuar me Covid 19. Pavarësisht kësaj situate deri më tani s’ka së paku pezullim të përkohshëm të punës nga ky institucion në mos mbyllje të përkohshme. Pezullimi i punës është bërë edhe në institucione të tjera të ngjashme për të mos lejuar më tej përhapjen e Covid dhe për të mbrojtur shëndetin e punonjësve. Tre ditë më parë ishte Gjykata e Sarandës që pezulloi punën për shkak se tre nëpunës të saj ishin konfirmuar me Covid 19. Kjo praktikë duhet ndjekur gjithashtu edhe nga institucione të tjera, si dhe të shoqërohet me dezinfektim të ambienteve të punës.
©argjiroja.net