• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dritan Hila “ngre në qiell” Vangjel Tavon: Ai është greku i mirë e bashkëpunues me shqiptarët. Të shpresojmë se do ia dalë mbanë në Himarë

02/04/2024
Dritan Hila “ngre në qiell” Vangjel Tavon: Ai është greku i mirë e bashkëpunues me shqiptarët. Të shpresojmë se do ia dalë mbanë në Himarë

Nga Dritan Hila

Ngjan si një diferencim alla Millosheviç i viteve ‘80-të për shqiptarë të mirë e të këqij, aq popullor gjatë represionit në Kosovë, vetëm se këtu ka një ndryshim thelbësor: minoriteti grek realisht është minoritet dhe të drejtat e tyre për shkollim, punësim, karrierë kanë pasur një diskriminim historik pozitiv. Askush ndër ne nuk ka pasur probleme me qenien grek të një shoku, eprori apo deprori. Krushqitë janë të pafundme dhe nëse ka një rritje të numrit të tyre, kjo vjen nga martesat e kryqëzuara.

Vangjel Tavo është një nga ata që karrierën e tij e zgjodhi ta bëjë në Shqipëri, por jo të stilit “shkrepëse” që të digjej për interesa të tjera. Karriera e tij filloi në PS ku ishte një makinë elektorale. Për sherre meskine e larguan-largua duke kaluar me LSI. Në veprimtarinë e tij nuk pa kombësi por promovoi shqiptarë e grekë, derisa erdhi momenti i tërheqjes apo zvjerdhjes së tij nga politika. Natyrisht që qarqet ekstremiste greke nuk ia falin ekuilibrin e tij politik, dhe kjo u pa edhe ne incidentin e Himarës.

Ideja për ta përdorur pozicionin e prefektit të Vlorës si katapultë drejt kryetarit të bashkisë Himarë, në pamje të parë krijon një shije të hidhur: Një komunë me shumicë dërrmuese shqiptare i jepet një greku 24 karat, ngjall hije dyshimi që gradualisht kjo bashki kalon nga shqiptare me një minorancë grekofone, në një të mirëfilltë greke.

Por diferenca qëndron tek Vangjel Tavo. Ai përpara se të jetë një grek i mirë, është një socialist i mirë dhe një shtetas luajal me shtetin shqiptar dhe një grek bashkëpunues me shqiptarët. Është nga ajo rracë që Shqipëria i ka dhënë gjithçka dhe ai i është mirënjohës, ndërkohë që përfaqësues të Omonia dhe PBDNJ me prejardhje të dyshimta nacionale, bëjnë si shpirt i keq duke ngjallur demonë të vjetër.

Sfida e Tavos në Himarë janë pronat. Prona që u bënë lëmsh më shumë nga ata që bërtasin e që kanë falsifikuar letra e troje pafund. Është një problem mbarë shqiptar që tashmë është mahisur, por në Himarë u zgjodh si kalë beteje nga ekstremistët obezë grekofonë që nuk është çudi që edhe pronat që pretendojnë, t’i kenë të falsifikuara. Kjo është sfidë dyfish e Vangjel Tavos. Le të shpresojmë se do ia dalë dhe do mbetet po ai greku besnik i shtetit shqiptar dhe mos bjerë në kurthin e ronxhobonxhove që prodhon ky vend./Dritare.net

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni

19/03/2026
Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro
Kryesore

Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro

19/03/2026
Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ndodhi? Chuck Norris dërgohet me urgjencë në spital

Çfarë ndodhi? Chuck Norris dërgohet me urgjencë në spital

19/03/2026
Monika Kryemadhi rrëfen dy sfidat më të mëdha të jetës së saj: sëmundja dhe divorci

Monika Kryemadhi rrëfen dy sfidat më të mëdha të jetës së saj: sëmundja dhe divorci

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al