Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka qënë i pranishëm ditën e djeshme në fshatin Panaja, për të parë më nga afër situatë me zjarrin. Duket se ai u bë njësh me banorët për t’i ardhur në ndihmë forcave zjarrëfikëse në mënyrë që të shuanin zjarrin. Siç shihet në videon më poshtë, Leli ka marrë një shkurre me të cilën tentoi që të shuante flakët që mbuluan sipërfaqen e tokës. Për zjarrin në atë zonë janë vënë në pranga dy persona pasi dyshohet se i vunë flakën sipërfaqes tokësore qëllimisht./ dosja.al