Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë zhvilluar një inspektim në Kishën e Shën Qiriakut dhe Julitës në Dhuvian, Gjirokastër. Inspektimi konsistoi në evidentimin dhe verifikimin e problematikave në këtë kishë si dhe dokumentimin e tyre. Manastiri i Dhuvjanit përbëhet nga disa konakë në formë kuadrati, që e mbyllin kishën në qendër.
Kisha është ndërtuar gjatë shek. XII, ndërsa konakët gjatë shek. XIII-IX. Procesi i punës do të vijojë me hartimin e projektit të restaurimit. Kishat e Shën Qiriakut dhe Julitës në Dhuvian bëjnë pjesë tek ato me strukturë në formë kryqi me kupolë janë më të zhvilluarat si nga pikëpamja strukturore, ashtu edhe arkitektonike. Ato janë të ngjashme përsa u përket strukturave dhe kompozimit planimetrik me kishat bizantine të ndërtuara para pushtimit osman.
Kishat e tipit bazilikal lindën si nevojë e përfshirjes së një numri sa më të madh besimtarësh në shërbesat fetare. Ato karakterizohen nga zgjatja e boshtit gjatësor, nga lidhja hapësinore e ambienteve në brendësi, si dhe nga trajtimi i pamjes së jashtme. Ndërtimet bazilikale hasen në variante të ndryshme në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XVII, gjatë gjithë shek. XVIII deri në fillim të shek. XIX.
Një numër i madh i këtyre kishave shquhen për përmasat e mëdha dhe për kriteret e tyre arkitektonike. Ato shërbenin si katedrale qytetesh, qendra peshkopatash, si kisha në qendra banimi relativisht të mëdha dhe disa herë edhe si kisha manastiresh.