• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dropulli nuk është Kostandinos Kacifas dhe as Vangjel Dule. Shqiptarë e grekë këtu bashkëjetojnë mrekullisht

29/10/2018
Dropulli nuk është Kostandinos Kacifas dhe as Vangjel Dule. Shqiptarë e grekë këtu bashkëjetojnë mrekullisht

Kostandinos Kacifas, sigurisht që është një rast i izoluar i minoritetit grek në jug të vendit. I riu nga Bularati me banim në Athinë, i cili i hapi luftë policisë shqiptare duke e pësuar me jetë, nuk është fytyra e vërtetë e një komuniteti ku në tërësi e në veçanti ofron një model bashkëjetese larg çdo fërkimi me shqiptarët. Të paqtë, bujarë e mikëpritës, banorët e thjeshtë të komunitetit grek, ata që nuk janë ngatërruar me punët e Athinës e interesat e kësaj të fundit, jetojnë për bukuri me shqiptarët.

Nga Bularati që është fshati i parë i madh i Dropullit sapo kalon Kakavijën, e deri në Derviçan, aty ku përfundon pjesa greke në cepin jugor të vendit, për të vijuar më pas me Lazaratin e Gjirokastrën, do hasësh fshatrat e minoritetit në radhë njëri pas tjetrit, ndër më romantikët në Shqipëri, ku nuk pipëtin asgjë për keq. Një pjesë jetojnë në Greqi e një pjesë aty, sipas përllogaritjeve ekonomike, pa u ngatërruar me emocione nacionaliste, që si pasojë mund të trazojnë jetën e tyre e të atyre me të cilët bashkëjetojnë, shqiptarëve. Madje këta të fundit, populli i thjeshtë hyn e del te ata, merr e jep gjithashtu me minoritetin, pa asnjë paragjykim apo ndasi, në të gjitha çështjet e përditshmërisë. Madje në Gjirokastër edhe preferencat e shërbimit kulinar janë të minoritetit, e ku klientela shqiptare është e pranishme brenda normalitetit të bashkëjetesës.

Treguesi më kuptimplotë është rasti i masakrës së Peshkëpisë i 10 prillit 94, kur një komando greke hyri në territorin shqiptar duke sulmuar pikën kufitare e vrarë një oficer e një ushtar. Bularati, fshati i Kostandinos Kacfasit ndodhet përballë Peshkëpisë në vijë ajrore, me distancë 15 minuta, ku ai, viktima e së dielës, duhet të ketë qenë fëmijë. Në të tilla raste, banorët me të njëjtin gjak me vrasësit, duhej të dridheshin nga frika e ndonjë hakmarrjeje civile. Por jo, asgjë nuk ndodhi. E nesërmja dhe ditët e mëpasshme pas masakrës, qenë të njëjta për minoritetin; në punën e tyre, me trendin e zakonshëm jetësor, pa u trazuar nga askush për shkak të gjakut të derdhur e jetëve të marra, me sfond nacionalist. Kjo është diferenca e madhe mes elementëve të veçantë dhe popullit të thjeshtë, te komuniteti grek në jug të vendit. Një pjesë, edhe pse janë nacionalistë nga pikëpamja atdhedashëse, nuk ngatërrohen me Athinën, ndërsa një pjesë tjetër, me individë të veçantë, ku dallojnë dhe Dule apo Panajot Barka, kanë zgjedhur ta jetojnë ndryshe të qënit minoritarë, duke qenë në një gricjeje të vazhdueshme, sipas pozitës dhe misionit.(Tesheshi)

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E nënshkroi me vullnet të lirë”/ Drejtuesi i kompanisë rrëfen versionin e tyre pas akuzave të Gjestit

Liri me dhimbje: Gjesti del nga paraburgimi në ditën kur vëllai i tij do të festonte ditëlindjen

19/03/2026
Një javë pas arrestimit, lirohet nga paraburgimi Gjesti

Lirimi i Gjestit, dalin detajet! Çfarë pranoi ai?

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al