• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

DSIK e konsideroi të papërshtatshëm për të vijuar detyrën, kreu i Prokurorisë së Gjirokastrës kalon shkallën e parë të vettingut

15/09/2021
DSIK e konsideroi të papërshtatshëm për të vijuar detyrën, kreu i Prokurorisë së Gjirokastrës kalon shkallën e parë të vettingut

Pavarësisht raportit negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar si i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Julian Çafkën, drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10 shtator për subjektin e rivlerësimit, Julian Çafka vendosi konfirmimin e tij në detyrë. Çafka gjithashtu është denoncuar disa herë në emisionet investigative për shkelje të rënda në detyrë.

Në raportin e DSIK dy prej çështjeve në të cilat ishin ngritur dyshime, kishin të bënin me hetimin e një vjedhje të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim dhe një vendim pushimi të hetimit ndaj dy shtetasve të huaj për “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi relatore dhe Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim,me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Me shumë gjasë vendimi do të ankimohet nga Komisioneri Publik dhe ndoshta Apeli mund të përjashtojë përfundimisht Julian Çafkën nga sistemi i drejtësisë ose ta rikonfirmojë njësoj si shkalla e parë. Mbetet të presim!

Çafka e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Sarandës në vitin 2008. Në vitin 2013 ai është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ai mban aktualisht funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Gjirokastrës. Julian Çafka heton gjithashtu dosjen e ekstremistit grek Kacifas, i cili u ekzekutua në vitin 2018 nga forcat RENEA në fshatin Bularat.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al