Kryeministri Edi Rama vijon komunikimin e tij të përnatshëm duke telefonuar vetë qytetarët që shpreshi ankesa tek platforma e bashkëqeverisjes. Mbrëmjen e sotme një prej telefonatave ishte në Gjirokastër tek një zonjë, Zamira Mëhilli. Ajo kërkonte të pajisej me leje për të dalë nga pallati i saj e për të shkuar tek banesa e nënës për t’i shërbyer. Rama i tha se nuk e ndalon njeri për këtë gjë dhe se lejen e ka në xhep, por më tepër sqarime do t’i bëjë kryetari i bashkisë. Në videon më poshtë komunikimi i kryeministrit me gruan nga Gjirokastra.
©argjiroja.net