Në një lidhje direkte nga Prishtina, gazetarja e News 24, Trevisa Tufa tregoi për atmosferën dhe pritshmëritë në Kosovë, për përballjen historike ndaj Turqisë, e vlefshme për një biletë për në Botërorin që mbahet në verë.
Trevisa, si është atmosfera në Prishtinë, si po përjetohet kjo finale?
Atmosfera është fantastike. Ka shumë, shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ka edhe disa turk. Atmosferë shumë e bukur. Duket si finale Botërori dhe jo finale për të shkuar në Botëror.
A ka një plan të organizuar, nga Bashkia, nga Federata? Sepse stadiumi “Fadil Vokrri” nuk mban as 13 mijë tifozë.
Edhe me 100 mijë tifozë do ishte pak. Kërkesat kanë qënë të larta, mbi 420 mijë tifozë kanë kërkuar për të patur bileta. Në Prishtinë janë vendosur 3 sheshe, për të ndjekur nga afër ndeshjen.
https://www.youtube.com/watch?v=ywtvI66napU
Trevisa, erdhi koha që t’i kthejmë reston Kosovës, tani është radha jonë t’i mbështesin. Nga informacioni që ke, nga ajo që ke parë, ka shumë tifozët të Shqipërisë sot në Prishtinë?
Po, të shumtë. Dukej që në doganë pasi kishte radhë. Trafiku dukej, dukej sesi makinat nga Shqipëria po vinin.
Në fund, Trevisa, më jep një parashikim, një ndjesi që ke për këtë takim
Kosova e tenton për herë të parë. Unë shpresoj që edhe me gjysmëgoli të fitojmë, të paktën 1-0, pastaj nuk ka rëndësi.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







